• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bullgaria e fitoi qeverinë e 10-të kalimtare, zgjedhjet e reja caktohen për më 9 qershor

Bullgaria e fitoi qeverinë e 10-të kalimtare, zgjedhjet e reja caktohen për më 9 qershor

 Sofje, 9 prill 2024 (MIA)  - Bullgaria sot e fitoi qeverinë kalimtare në krye me kryeministrin Dimitar Glavçevin, ndërsa zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë caktuar për më 9 qershor.

Kuvendi popullor në një seancë të jashtëzakonshme e përuroi qeverinë e 10-të kalimtare në historinë e vendit dhe të gjashtën në katër vitet e fundit. 

Është edhe qeveria e parë që pas ndryshimeve të fundit kushtetuese dha betimin para parlamentit, e jo para presidentit, raporton faqja bullgare "Novinite". 

 Paraprakisht sot  presidenti bullgar Rumen Radevi lëshoi dekret për emërimin zyrtar të kabinetit dhe caktimin e zgjedhjeve të vetme për 9 qershor për parlamentin evropian dhe për parlamentin kombëtar.

Në fund të marsit, përfaqësuesit e partisë "Ka një Popull të Tillë" (ITN) presidentit bullgar  i kthyen  mandatin e tretë dhe të fundit për përbërjen e qeverisë  që ai ua dorëzoi, që i hapi rrugën për caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. 

 Në zgjedhjet në prill të kaluar, GERB fitoi 69 mandate parlamentare, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga partia "Ndryshimet Vazhdojnë" fitoi 64 nga gjithsej 240 vende në parlamentin bullgar dhe përpjekjet e tyre për të formuar një qeveri paraprakisht kishin dështuar.

Mandatin e parë Radevi ia besoi koalicionit GERB-SDS, por ai nuk formoi qeveri, pasi në detyrë Maria Gabriel dha dorëheqjen dhe e  ktheu mandatin. 

Mandati i dytë për përbërjen e qeverisë iu besua Nikollai Denkovit, kandidatit për kryeministër të propozuar nga "Ndryshimet Vazhdojnë - Bullgaria Demokratike" ("PP-DB"), por kryeministri aktual dhe ish-kryeministri e ktheu menjëherë mandatin. 

 Në përputhje me Kushtetutën bullgare, presidenti i shtetit ia beson mandatin e tretë për përbërjen e qeverisë njërit prej forcave të tjera parlamentare, pas diskrecionit të tij, në afat prej shtatë ditëve.

Sipas Kushtetutës, nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë, presidenti pas konsultimit me grupet parlamentare emëron qeveri kalimtare dhe kërkon zgjedhje të reja të parakohshme në afat prej 2 muajve. 

 Foto: BTA

 

QËNDRONI TË LIDHUR