• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bujqësia ka nevojë për inxhinierë digjitalë për kosto më të ulëta dhe rendimente më të larta ushqimore

Bujqësia ka nevojë për inxhinierë digjitalë për kosto më të ulëta dhe rendimente më të larta ushqimore

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në Shkup (FSHBU) në Shkup, prezantohet program i ri studimor ndërdisiplinor në bujqësinë digjitale, me lëndë nga sektori bujqësor dhe ushqimor dhe nga shkencat teknike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij” – Shkup. Nisma i përket biznesit dhe stafi që do të dalë - inxhinierët digjitalë të bujqësisë, duhet të mundësojnë uljen e kostove dhe rendimentin më të lartë të ushqimit dhe veçanërisht të ndihmojnë digjitalizimin e prodhuesve të vegjël.

Në konferencën e mbajtur sot në Shkup me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve arsimore, sektorit të biznesit dhe ekspertëve nga vendi, Kroacia dhe Sllovenia, debatohet se si të përshtatet programi studimor dhe t'u përgjigjet kërkesave të sektorit real. Nga biznesi u theksua se inxhinierët bujqësorë digjitalë kanë nevojë për staf të konsiderueshëm në prodhimin e ushqimit me cilësi dhe çmim konkurrues. U prezantuan shembuj sesi përdorimi i digjitalizimit dhe ekspertizës në fushën e teknologjisë së informacionit do të sigurojë ekonomi më të madhe, rritje të rendimenteve dhe prodhim të ushqimit cilësor dhe të sigurt.

Dekani i FSHBU-së, prof. Dr. Mile Markoski, pret interesim të madh nga nxënësit e shkollave të mesme për studimin e programit të ri studimor. Me të, siç thotë ai, Fakulteti iu përgjigj kërkesave të komunitetit të biznesit për përgatitjen e kuadrove që do të përballen me sfidat e epokës së re të digjitalizimit të procesit arsimor dhe të gjitha proceseve në prodhimin bujqësor primar dhe të mesëm.

Synimi, nënvizon ai, është formimi i inxhinierëve modernë bujqësorë, të cilët do të përballen me zgjidhjet praktike që sjellin flukset moderne digjitale.

“Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit ka qenë gjithmonë një pararojë e nismave të reja dhe valëve të reja në arsimin e lartë, ndaj edhe tani së bashku me tre fakultete të tjera nga njësitë e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij”po formojnë një drejtim të ri të bujqësisë digjitale, që shpresoj se do të ngjallë interesim të madh për regjistrimin e gjimnazistëve dhe maturantëve të ardhshëm. Drejtimi është një përmbledhje lëndësh të rëndësishme për sektorin e bujqësisë dhe ushqimit, si dhe për shkencat teknike, dhe së bashku bëjnë një program të ri studimi të një inxhinieri të ri modern, i cili do të përballet me epokën e re, digjitalizimin e procesit arsimor dhe procesin e prodhimit në hapësirën bujqësore dhe ushqimore”, tha dekani Markoski.

Zdenko Lonçariq nga Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe Bioteknike "Josip Juraj Shtrosmajer", Universiteti i Osijekut, vlerësoi se situata me digjitalizimin në bujqësi në Kroaci është pothuajse e njëjtë si në vendin tonë dhe se nuk ka rezistencë ndaj pranimit të digjitalizimit si nga brezat e rinj ashtu edhe nga ata më të vjetër.

“Në disa gjëra jemi një hap përpara, në disa kemi mbetur prapa, por kemi të njëjtat probleme dhe të njëjtin synim - të optimizojmë prodhimin përmes digjitalizimit, i cili është kudo rreth nesh. Së bashku zbulojmë se problemi dhe sfida më e madhe do të jetë trajnimi i agronomëve që të jenë mjaft të aftë dhe kompetentë për të kapërcyer problemin e transferimit të digjitalizimit tek prodhuesit e vegjël bujqësorë dhe në të njëjtën kohë për të vazhduar me teknologjitë e mëdha. Prodhuesit e mëdhenj do të menaxhojnë. Ne dëshirojmë që agronomët si në Maqedoni ashtu edhe në Kroaci të jenë në gjendje të udhëheqin procesin e dixhitalizimit”, tha Prof. Dr Loncaric.

Në konferencë ai sqaroi se si t'u përgjigjemi sfidave dhe të zbatohen më lehtë zgjidhjet që kanë rezultuar të jenë të suksesshme në Kroaci.

“Strategjia për bujqësinë e Republikës së Kroacisë dhe përfshirja në digjitalizim në nivel të BE-së janë një bazë e mirë për digjitalizimin e bujqësisë në Kroaci. Nga ana tjetër, struktura e pronësisë me një pjesë të vogël të fermave që kishin sipërfaqe më të mëdha, më shumë se 100 hektarë (vetëm 30 për qind e sipërfaqes) dhe një numër të madh fermash me sipërfaqe më pak se 20 hektarë (94 për qind e fermerëve), janë një sfidë e madhe për digjitalizimin e bujqësisë dhe zonave rurale në Kroaci. Prandaj besojmë se do të nevojiten agronomë të arsimuar dhe të trajnuar, të cilët në fakt janë faktori vendimtar për suksesin e digjitalizimit të bujqësisë dhe në të njëjtën kohë të zonave rurale”, deklaroi Prof. Dr Lonçariq.

Sipas prorektorit për financa të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij” prof. Llazar Pendovski, me themelimin e programit të ri studimor, Universiteti fut koncepte të reja në bujqësi, e cila merr pjesë me 9-10 për qind në BPV dhe do të jetë me rëndësi të madhe për shtetin.

 

 

 

“Universiteti ndjek gjithmonë koncepte të reja dhe i jep mbështetje të fortë, veçanërisht qasjes multidisiplinare për krijimin e një programi të tillë studimor konceptual, i cili përfshin bujqësinë tradicionale, e cila do të studiohet në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, si mbajtës i programit të studimit. Do të shtohet do të thosha një precizion makinerie me ndihmën e teknologjive dhe inovacioneve të reja digjitale – mjeteve inteligjente, në mënyrë që ushqimi të prodhohet në mënyrë më ekonomike, në të cilën do të përdoren të gjitha burimet e mundshme, në mënyrë që ekonomia e gjelbër të mundet gjithashtu të ruhet dhe mjedisi në të cilin jetojmë”, tha prof. Pendovski.

Profesor Dr. Rozalija Cvejiq, nga Fakulteti Bioteknik në Lubjanë, theksoi se institucionet e Maqedonisë janë në fillim të procesit dhe theksoi se me hapjen e këtij programi studimor do të përmirësohet dukshëm sektori i bujqësisë dhe ushqimit në vend.

Programi i ri i studimit të Bujqësisë Dixhitale i FZNH është zhvilluar me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes Programit për Rritjen e Punësueshmërisë së Tregut (IME), zbatuar nga Grupi Palladium, Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (PRG). Për zbatimin me sukses të programit të studimit është kyç Laboratori i sapohapur për Bujqësinë Digjitale, i cili do të përdoret gjatë mësimdhënies, për nevojat e veprimtarisë kërkimore, si dhe në funksion të bashkëpunimit me sektorin e biznesit dhe institucionet.

Dhe Goran Damovski, udhëheqës i ekipit të Programit Zviceran për Rritjen e Punësueshmërisë së Tregut - IME, tha se digjitalizimi është një proces i domosdoshëm për modernizimin dhe rritjen e konkurrencës së agrobizneseve.

“Programi i ri i studimit për bujqësinë digjitale do të sigurojë njohjen intensive të inxhinierëve bujqësorë me teknologjinë e informacionit dhe përdorimin e zgjidhjeve dhe mjeteve digjitale që aplikohen në bujqësi precize dhe të avancuar, bazuar në të dhëna dhe njohuri. Programi u zhvillua me mbështetjen e Zvicrës, duke përdorur shembuj evropianë dhe rajonalë, në bashkëpunim të plotë dhe sipas nevojave të sektorit të agrobiznesit. Profesionistët që do të dalin prej saj do të kenë rol kyç në modernizimin dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend, tha Damovski.

Foto: Print skrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR