• e martë, 24 dhjetor 2024

Britania e Madhe e feston kurorëzimin e mbretit Çarllsi i Tretë me ahengje në rrugë dhe koncert në kështjellën Uindzor

Britania e Madhe e feston kurorëzimin e mbretit Çarllsi i Tretë me ahengje në rrugë dhe koncert në kështjellën Uindzor

Londër, 7 maj 2023 (MIA) - Pas ceremonisë solemne të së shtunës në Uestminster Abi në Londër, e cila u fokusua në familjen mbretërore dhe liderë nga e gjithë bota, ngjarja qendrore në Britaninë e Madhe sot është kremtimi i kurorëzimit të mbretit, i cili do të zgjasë dy ditë, i cili do të shënojë fillimin e epokës së Çarllsit pas sundimit 70-vjeçar të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë.

Gati në çdo park në Londër janë vendosur kënde të lojërave për fëmijë, ndërsa rrugët dhe sheshet kryesore në qytet janë vend për ahengje speciale në rrugë.

Para kështjellës Uindzor do të mbahet koncert i madh në të cilin performojnë shumë artistë si këngëtarja e njohur botërore Kejti Peri, Lajonel Riçi dhe Andrea Boçeli.

Koncerti, në të cilin do të marrin pjesë 20.000 njerëz nga i gjithë vendi dhe do ta ndjekin drejtprëdrejt nga më shumë se 100 vende të botës, do të jetë ngjarje publike me pjesëmarrje të vullnetarëve nga shumë organizata humanitare. 

Përmes video porosisë do të paraqiten ylli hollivudian Tom Kruz, aktorja Xhoan Kolins, avanturieri Ber Grills dhe këngëtari Tom Xhons.

Baleti Mbretëror, Opera Mbretërore, kompania teatrore Rojall Shekspir, Kolexhi Mbretëror i Muzikës dhe Kolegji Mbretëror i Artit do të bashkohen për këtë ngjarje të veçantë.

Këngëtari, kompozitori dhe pianisti i njohur britanik Elton Xhon refuzoi të performonte në koncert, duke u arsyetuar me një turne jashtë vendit. Elton Xhon ishte mik shumë i ngushtë i princeshës Diana, ish-gruaja e mbretit Çarlls.

Nesër në Pallatin e Bakingamit do të mbahet e ashtuquajtura “drekë e madhe”, ku do të ndahet ushqimi "kish mbretëror" i krijuar posaçërisht për ceremoninë.

E hëna do të jetë ditë jopune. Familja mbretërore më parë ju bëri thirrje britanikëve që në atë ditë të bëjnë aktivitete vullnetare.

Çarllsi dhe Kamila shpresojnë se fundjava e zgjatur do të "sigurojë mundësi për të festuar dhe kaluar kohë me miqtë, familjet dhe bashkësitë", njoftoi Pallati i Bakingamit.

Aspekt qendror i festimeve do të jetë i ashtuquajturi 'Ndriçimi i Kombit', me çka do të ndriçohen vendet e famshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur projeksione, laser dhe dronë.

"Nga një filxhan çaj me fqinjin deri te ahengjet në rrugë dhe 'vakti i madh' mbretëror janë mënyra të shkëlqyera për të njohur pak më mirë bashkësinë tuaj", thonë nga Pallati i Bakingamit.

Kryeministri Rishi Sunak do të jetë nikoqir i vullnetarëve dhe refugjatëve nga Ukraina në drekën në zyrën dhe rezidencën e tij në Dauning Strit.

"Njerëzit e shënojnë këtë ngjarje të rëndësishme në frymën e unitetit dhe shpresës për një nesërme më të mirë", tha ai. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR