• e martë, 23 korrik 2024

Borel: Akuzat se BE angazhohet për luftë në Ukrainë janë të papranueshme

Borel: Akuzat se BE angazhohet për luftë në Ukrainë janë të papranueshme

Bruksel, 22 korrik 2024 (MIA) - Shefat e diplomacive për vendet anëtare të BE-së në takimin e sotëm të Këshillit të Punëve të Jashtme (FAK) do të mbajnë një debat të veçantë të mbyllur vetëm me praninë e tyre kushtuar vizitave të kryeministrit hungarez Viktor Orban në Kiev, Moskë dhe Pekin dhe akuzave të ministrit të Jashtëm hungarez Peter Sijarto në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Bashkimi angazhohet për luftën në Ukrainë, njoftoi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Zhosep Borrell. 

"Kjo asht krejtësiht e papranueshme. Bashkimi Evropian mbështet Ukrainën dhe është i gatshëm që kjo luftë të përfundojë në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Do të diskutojmë se si vendet anëtare e vlerësojnë këtë pozicion të shtetit, i cili në të njëjtën kohë është kryesues rrotues i BE-së. Bashkimi Evropian nuk mbron luftën, tha Borrell, duke shtuar se BE nuk është palë në luftë, por është në një "luftë për të mbrojtur Ukrainën nga agresioni". 

I pyetur nga gazetarët nëse do të kryesonte seancën joformale të Këshillit të Punëve të Jashtme të shpallur nga Hungaria në Budapest në fund të gushtit, Borrell theksoi se në takimin e sotëm do të diskutohet ajo që ndodhi dhe qëndrimi i Qeverisë hungareze, dhe duke u bazuar në vlerësimet e vendeve anëtare, do të merrej vendim se si të vazhdohet tutje.

"Nuk e di se çfarë do të thonë vendet anëtare, prandaj dua që ata të shprehin pikëpamjen e tyre. Ky është vendimi im. Përfaqësuesi i lartë është ai që thërret mbledhjen e Këshillit. Kështu që, pasi të dëgjoj të gjithë dhe pasi të flasim, do të më duhet të marr vendim", theksoi Borrelli.

Sa i përket Ukrainës, sipas tij, ka dy çështje kryesore që do të diskutohen nga Këshilli, duke filluar me përpjekjet për të shmangur shkatërrimin e plotë të sistemit të tij të energjisë elektrike, duke marrë parasysh se 70 për qind e kapaciteteve të prodhimit të energjisë elektrike të vendit janë shkatërruar.

"Unë do t'u bëj thirrje shteteve anëtare të ofrojnë më shumë mbështetje për restaurimin dhe forcimin e rrjetit të prodhimit të energjisë elektrike", tha Borrelli.

Ai theksoi se një temë e dytë në lidhje me Ukrainën do të ishte forcimi i mbrojtjes ajrore të vendit, duke kujtuar se menjëherë pas vizitës së kryeministrit Orban në Moskë në fillim të këtij muaji, spitali i fëmijëve në Kiev u godit nga raketat ruse, duke shkaktuar shumë viktima midis fëmijëve. 

"Pra, më shumë pajisje kundërajrore dhe më shumë kapacitet për prodhimin e energjisë elektrike. Këto janë dy çështjet që vendet anëtare do të duhet të marrin në konsideratë, shtoi Borrell, duke njoftuar se ministrat do të mbajnë gjithashtu takim përmes video konferencës me homologun e tyre ukrainas Dmitro Kuleba.

Ai shtoi se në takim do të bisedohet gjithashtu për situatën në Lindjen e Mesme në dritën e mendimit këshillimor të publikuar të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili thotë se pushtimi izraelit i territoreve palestineze në Bregun Perëndimor është plotësisht i paligjshëm dhe duhet të përfundojë, një qëndrim që, sipas mendimit të tij, BE e ka mbështetur gjithmonë.

"Po, është një mendim këshillimor, por vjen nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë - organi më i lartë juridik i OKB-së, me një mesazh shumë të qartë. Ata deklaruan se okupimi është i paligjshëm dhe duhet të ndalet. Izraeli duhet të tërheqë ardhacakët", theksoi Borrelli.

Ai shtoi se Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu e hodhi poshtë menjëherë një kërkesë të tillë, duke shpjeguar qëndrimin e saj duke pretenduar se është një vend hebre dhe se Izraeli nuk mund të tërhiqet prej tij për arsye historike.

 "Historinë mund ta interpretoni si të doni, por këtu po flasim për të drejtën ndërkombëtare. Ne do të respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Ne duhet të diskutojmë se çfarë do të bëjmë tani, cilat janë pasojat e këtij mendimi të Gjykatës dhe se si Bashkimi Evropian do ta përfshijë këtë mendim brenda politikës së tij ndaj Lindjes së Mesme", theksoi Borrelli.

Sipas tij, për fat të keq, kurrë nuk ka pasur dallim të tillë midis së drejtës ndërkombëtare dhe situatës reale në terren, ku në Gaza ka një katastrofë humanitare me dimensione të papranueshme të shkaktuara nga njeriu - 17.000 jetimë dhe pothuajse 40.000 të vrarë dhe ku do të duhen dhjetë vjet për të pastruar rrënojat. 

"Dallimi në atë që thotë e drejta, sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe ajo që po ndodh në terren nuk ka qenë kurrë kaq i madh sa sot. Gjykata mbush vakuumin e politikës. Politika nuk është në gjendje të gjejë një zgjidhje, por Gjykata nuk është këtu për të zbatuar mendimin e saj, ajo duhet të zbatohet nga autoritetet politike dhe BE ka një përgjegjësi të veçantë për këtë çështje", theksoi Borrelli 

Prandaj, sipas tij, BE-ja duhet të diskutojë se çfarë do të bëjë, përveçse të njoftojë se mbështet qëndrimin e Gjykatës dhe se i kërkon Izraelit të mos vazhdojë me ndërtimin e vendbanimeve hebraike.

Ai njoftoi se u kishte dorëzuar ministrave një dokument të përgatitur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për të Drejtat e Njeriut, Olof Skug, bazuar në raportet e agjencive ndërkombëtare të OKB-së mbi pasojat humanitare të luftës në Gaza, i cili, sipas mendimit të tij, do të ishte një bazë e mirë për përgatitjen e takimit të Këshillit të Asocimit BE-Izrael, në të cilin nuk mund të diskutohet sikur gjithçka është në rregull, sepse gjërat nuk janë në rregull në kushtet kur lufta vazhdon dhe ekziston rreziku i zgjerimit të saj në të gjithë rajonin.

  "Po përballemi me një situatë katastrofike. Po, duhet të flasim për marrëdhëniet dypalëshe, por duhet të flasim për atë që po ndodh në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Duhet të flasim për kufizimet ekonomike të Autoritetit Palestinez duke zvogëluar të ardhurat nga taksat që bën Izraeli. Duhet të flasim për ndërtimin e vendbanimeve. Duhet të flasim se pse mbështetja humanitare nuk po mbërrin në Gaza. Por për këtë më duhet pajtimi unanim i shteteve anëtare për qëndrimin tonë të përbashkët për këtë Këshill të Asociimit.

Borrelli informoi se përveç Ukrainës, Gazës dhe Bregut Perëndimor, të cilat janë gjithmonë në agjendën e takimeve të Këshillit të Punëve të Jashtme, ministrat do të takohen edhe me presidenten e re të Bankës Evropiane të Investimeve, Nadia Kalvinjo, në mënyrë që të shqyrtojnë se si të përdorin më mirë burimet e Bankës në zbatimin e politikës së jashtme të Bashkimit, veçanërisht bashkëpunimin me vendet e treta, por edhe në financimin e përpjekjeve të mbrojtjes së BE-së. 

"BEI është lojtar shumë i rëndësishëm, me portofol më të madh se ai i Bankës Botërore dhe është mirë që presidenti i ri do të vijë këtu për të folur me ne se si mund ta përdorim më mirë mbështetjen e saj. Në veçanti, mendoj se duhet të bëhet investim në mbështetjen e Autoritetit Palestinez me më shumë kredi, siç është diskutuar tashmë në Parlamentin Evropian ditët e fundit", shtoi Borrelli. 

Ai theksoi se ky takim i fundit i FAK-ut para pushimeve verore është shumë i rëndësishëm dhe shfaqi shpresën se shtetet anëtare do të jenë të gatshme të marrin përgjegjësinë e tyre. 

I pyetur për vendimin e Presidentit të SHBA Xho Bajden për t'u tërhequr nga gara presidenciale, Borrell tha se i uroj gjithë të mirat kandidatit të ri demokrat që do të kandidojë në zgjedhje në vend të Bajdenit.

"Kemi punuar shumë mirë me Presidentin Bajden, kemi pasur marrëdhënie shumë pozitive. Por, nëse Presidenti Bajden vendos të largohet sepse mendon se një kandidat tjetër mund t'i sjellë fitore Partisë Demokratike në zgjedhje, ne nuk e respektojmë vendimin e tij", tha Borrelli.

Ai theksoi se është i sigurt se do të ketë ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet transatlantike në varësi se kush do të jetë banuesi i ri i Shtëpisë së Bardhë, por se u takon amerikanëve të vendosin se kë duan të kenë në të.

"Është vendim i qytetarëve të Shteteve të Bashkuara. Nuk dua të ndërhyj. Nuk mendoj se është detyra jonë t'u tregojmë amerikanëve se çfarë duhet të bëjnë ose të shprehin preferencat për njërin kandidat ose tjetrin. Në çdo rast, nuk është puna ime", theksoi Borrelli.

 Foto: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR