• e shtunë, 29 qershor 2024

Borel: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, duhet ta përshpejtojmë procesin e zgjerimit

Borel: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, duhet ta përshpejtojmë procesin e zgjerimit

Vienë, 21 qershor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borrell, sot deklaroi se Evropa nuk është e plotë derisa Ballkani Perëndimor nuk do të jetë pjesë e saj dhe se është e nevojshme të përshpejtohet procesi i zgjerimit, i cili deri më tani është vonuar për një kohë të gjatë.

 “Zgjerimi i mëparshëm ishte një histori suksesi. Zgjerimi i mëtejshëm do të jetë gjithashtu një histori suksesi. Problemi është se u vonua shumë. Tani duhet ta përshpejtojmë. Të mos harrojmë se Evropa nuk është e plotë derisa (vendet e Ballkanit Perëndimor) të bëhen anëtarë”, tha ai në një fjalim në Forumin Evropian pas marrjes së çmimit Alojz Mok. 

 Çmimin e forumit i'a dorëzoi ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksandar Shalenberg. 

 Borel theksoi se fjala kyçe e valës së parë të zgjerimit të BE-së ishte tregu, sot kryefjala është siguria.

 "Nuk ka dyshim dhe besoj se pajtohem se Ballkani Perëndimorë është tashmë pjesë e familjes evropiane, i takon. Gjithmonë jam i rreptë me ata që pretendojnë se rajoni është oborri i BE-së, nuk jemi të plotë derisa ata të jenë pjesë e familjeve tona dhe duhet ta përshpejtojmë këtë proces”, tha Shalenbergu. 

 Forumi evropian mbahet në Vahau, Austri dhe vazhdon deri nesër. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR