• e hënë, 23 dhjetor 2024

Borel: Krijimi i shtetit të pavarur palestinez është garanca më e mirë për sigurinë e Izraelit

Borel: Krijimi i shtetit të pavarur palestinez është garanca më e mirë për sigurinë e Izraelit

Bruksel, 21 nëntor 2023 (MIA) - Krijimi i shtetit të pavarur palestinez është mënyra më e mirë për t'u garantuar siguria e Izraelit, deklaroi shefi për politikë të jashtme të Bashkimit EVropian, Zhozep Borel.

Ai dje përmes video-konferencës bisedoi me ministrat e jashtëm të 27 vendeve-anëtare të BE-së pas turneut të tij në Lindjen e Afërt në fund të javës së kaluar. Foli edhe për rastin e rrëmbimit të anijes ngarkuese në Detin e Kuq nga ana e kryengritësve jemenas, huthët, të dielën, me dy bullgarë në ekuipazhin e vet.

"Garanca më e mirë për sigurinë e Izraelit është krijimi i shtetit palestinez", tha Borel dhe shtoi se ky është "konkludim fundamental politik" nga bisedat e tij në rajon.

Presidenti amerikan, Xho Bajden, gjithashtu, më 18 tetor tha se lufta mes Izraelit dhe Hamasit e ka përforcuar vendosmërinë e tij për ta zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez në bazë të bashkëjetesës së dy shteteve.

"Izraeli nuk duhet ta okupojë Rripin e Gazës dhe kontrolli mbi të duhet t'i dorëzohet autoriteteve palestineze", bëri thirrje Borel. Ai theksoi se "edhe përkundër sfidave tejet të mëdha", është e domosdoshme të mendohet "për stabilizim të Gazës dhe për shtetin e ardhshëm palestinez".

"Në mënyrë afatshkurte, në rajon ekziston 'ndjenja e urgjencës' për shkak të situatës së mjerueshme humanitare në Rripin e Gazës", tha Borell pas turneut në shumë vende arabe.

Ai e përshkroi si "hap të madh përpara" rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit i KB-së me të cilën bëhet thirrje për pauzë urgjente humanitare në territorin palestinez, por në të njejtën kohë bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë.

Shefi i diplomacisë evropiane shfaqi shqetësim edhe për "situatën shpërthyese" në Bregun perëndimor të lumit Jordan. "Duke pasur parasysh rritjen e dhunës nga ekstremistët dhe kolonët  (hebrenj) kundër palestinezëve, ekziston rrezik real që situata të eskalojë", paralajmëroi ai.

Sa i përket rastit me tankerin e robëruar "Galaxy Leader" në Detin e Kuq, Borel komentoi se "raportimet për anijen e rrëmbyer nga huthët janë edhe një shenjë alarmuese për rrezik të përhapjes së kionfliktit në tërë rajonin. ab/

 



QËNDRONI TË LIDHUR