• e martë, 02 korrik 2024

Borel: KB-ja është paralizuar nga vetoja, nuk merr kurrfarë vendime

Borel: KB-ja është paralizuar nga vetoja, nuk merr kurrfarë vendime

Bruksel, 29 maj 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel deklaroi sot se Kombet e Bashkuara janë paralizuar nga vendosja e vetos dhe se nuk pranohen kurrfarë vendimesh.

"Vendosja e vetos i prolongon konfliktet dhe masakrat", theksoi Boreli para pjesëmarrësve në Forumin e Sigurisë Shuman i organizuar nga Parlamenti Evropian në Bruksel. 

Në takim marrin pjesë 500 pjesëmarrës nga 70 vende dhe organizata nga e gjithë bota.

"Do të bisedohet për çështjet e sigurisë kibernetike, mbrojtjes, antiterrorizmin dhe kërcënimet hibride", saktësoi Boreli.

Ai shtoi se bisedimet do t'i përfshijnë luftërat në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, por theksoi se këto nuk janë "pikat e nxehta" të vetme në botë.

"Është kthyer politika e forcës. Ne duhet të bashkohemi për të refuzuar normalizimin e përdorimit të forcës. Jemi dëshmitarë të rritjes së rasteve të piratëve të detit. Oqeani botëror dhe Hapësira do të jenë fushat e ardhshme të betejës, ku kërcënimet do të shumohen", paralajmëroi Borel.

Në vitin 2022 ka pasur konflikte të armatosura në 56 vende, përderisa në vitin 2020 numri i këtyre vendeve ishte 30, theksoi Boreli.

Ai shtoi se BE-ja mbështet më shumë se 20 vende në sferën e mbrojtjes dhe paqes. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR