• e hënë, 28 tetor 2024

Borel: BE-ja pret që Beogradi dhe Prishtina të fillojnë me zbatimin e marrëveshjes

Borel: BE-ja pret që Beogradi dhe Prishtina të fillojnë me zbatimin e marrëveshjes

Beograd, 5 prill 2023 (MIA) - Serbia dhe Kosova janë obliguar për Marrëveshje në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të saj, ndërsa Bashkimi Evropian (BE) pret që të dyja palët t'i respektojnë të gjitha obligimet dhe sa më shpejtë të fillojnë t'i zbatojnë ato, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borel.

Ai në llogarinë e tij në Tuiter porositi se palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim.

“Në rrjedhë është përkthimi  i detyrimeve të tyre drejt rrugëve evropiane”, tha Borel.

Ai shtoi se marrëveshja e arritur në takimin e negociatorëve kryesor, të mbajtur të martën, për tekstin për shpalljen e personave të pagjetur është hapi i parë.

"Do ta mbështesim në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë që do të thërras", ka thënë Borel.

QËNDRONI TË LIDHUR