• e diel, 22 dhjetor 2024

Bojmacaliev: MPB-ja garanton zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike

Bojmacaliev: MPB-ja garanton zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike

Shkup 8 maj 2024

Sot (08.05.2024) zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe sekretaren shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska vizituan Shtabin Operativ në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të A.O.” Zgjedhjet Presidenciale dhe Parlamentare 2024”.

Bojmacaliev u informua për rrjedhën e procesit zgjedhor dhe periudhën parazgjedhore, për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të kompetencave të saja:

“Gjatë heshtjes parazgjedhore janë regjistruar 14 ngjarje, nga të cilat 4 në rajonin e SPB Ohër, dy në SPB Tetovë, nga një në rajonin e SPB Kumanovë, Veles, Manastir dhe Strumicë, më së shumt prej tyre janë pesë për ryshfet gjatë votimit (dy të refuzuara në Tetovë dhe Ohër).

Votimi deri në ora 11:00: në territorin e SPB Strumicë, Veles, Tetovë dhe Ohër të gjitha vendvotimet janë të hapura me kohë. Tetë vendvotime janë hapur me vonesë, në rajonin e SPB Shkup dhe dy në rajonin e SPB Shtip, nga të cilat shtatë për shkak të problemit teknik dhe 1 për shkak të mos hapjes me kohë të vendit të votimit. Tri vende nuk janë per shkak te problemeve teknike me makinën e shenjave te gishtërinjëve. Ndërprerje në 9 vende të votimit.

Ngjarjet e regjistruara SPB SHKUP-8, SPB Tetovë 4, SPB Kumanovë 3, SPB Strumicë 1, SPB Shtip 1, prej të cilave 11 janë për agjitacion, material propagandistik -3, ryshfet 2 dhe një regjistrim i personit të vdekur në listën zgjedhore”, informoi Bojmacaliev, duke theksuar se Shtabi Operaativ punon ekskluzivisht në përputhje me normat dhe rregullat ligjore, në drejtim të garantimit të zgjedhjeve të ndershme, të lira dhe demokratike, siç kanë qenë që nga viti 2017, pa asnjë vërejtje për procesin zgjedhor.

Sektori për marrëdhënie me opinionin dhe protokoll
Ministria e Punëve të Brendshme

_______________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR