• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bllokadë dyorëshe në rrugën Prilep-Vitolishtë dhe protestë për shkak të moskujdesit për Mariovën

Bllokadë dyorëshe në rrugën Prilep-Vitolishtë dhe protestë për shkak të moskujdesit për Mariovën

 Prilep, 15 mars 2024 (MIA) - Sot nga ora 8 deri në orën 10 ishte bllokuar rruga rajonale Prilep-Vitolishtë. Këshilli iniciativ për nxitjen e zhvillimit të Mariovës, banorë të tanishëm dhe të mëparshëm, e bllokuan rrugën dhe protestuan duke kërkuar që nga autoritetet lokale dhe qendrore të sigurohen kushtet elementare për jetë në Mariovën e madhe dhe të mos e neglizhojnë këtë zonë e rëndësishme në Maqedoni.

 Edhe banorët e tanishëm edhe të mëparshëm të Mariovës janë të revoltuar.

 

 Mariova është një nga zonat më të shpërngulura në Evropë. Edhe pse dikur ka pasur rreth 16.000 banorë, tani, në pjesën e Pilepit, konsiderohet se janë rreth 150. Por shqetësimi i banorëve tanishëm dhe të dikurshëm për Mariovën nuk shuhet.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR