• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Blinkeni bëri thirrje për finalizimin e marrëveshjes për armëpushim në Gazë

Blinkeni bëri thirrje për finalizimin e marrëveshjes për armëpushim në Gazë

Port o Prens, 6 shtator 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken sot i bëri thirrje Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas që të finalizojnë marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës, duke shprehur besimin se 90 për qind e marrëveshjes tashmë është arritur.

"Me të vërtetë, varet nga të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje për çështjet e mbetura", deklaroi Blinken në një konferencë shtypi në Haiti, ku ai arriti për vizitë.

"Nëse me sukses arrijmë armëpushim në Gazë, do të mund të shkojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite", tha ai prej momentit kur kanë mbetur katër muaj nga mandati i presidentit amerikan Xho Bajden. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR