• e diel, 28 korrik 2024

Blinken u takua me diplomatin më të lartë kinez Vang Ji

Blinken u takua me diplomatin më të lartë kinez Vang Ji

Xhakartë, 13 korrik 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot në kryeqytetin e Indonezisë në mënyrë të sinqertë dhe konstruktive bisedoi me diplomatin më të lartë kinez Vang Ji, deklaroi një përfaqësues zyrtar, në interaksionin më të ri të serisë për të cilat Uashingtoni thotë se janë drejtuar drejt përballjes me konkurrencën midis dy superfuqive.

Vang e përfaqëson Kinën në Xhakartë në takimet e Asociacionit të kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe vendet partnere, pasi Pekini publikoli se ministri i Punëve të Jashtme, Çin Gang nuk do të marrë pjesë për shkaqe shëndetësore.

"Takimi është pjesë e angazhimeve për ruajtjen e kanaleve të komunikimit. Diskutimet e sinqerta dhe konstruktive përfshinë tema të dallimeve dhe bashkëpunim potencial", tha Methju Miler, zëdhënës i Departamentit amerikan të shtetit.

Miler deklaroi se takimi është pjesë e angazhimeve vijuese për ruajtjen e kanaleve të hapura të komunikimit që të qartësohen interesat amerikane për spektër të gjerë të pyetjeve dhe me përgjegjësi të menaxhohet me konkurrencën që të ulet rreziku nga perceptimi i gabuar.

"Diplomati më i lartë amerikan, gjithashtu, e potencoi rëndësinë e "ruajtjes së paqes dhe stabilitetit përmes Ngushticës së Tajvanit", shtoi Miler.

Analistët vlerësojnë se takimi është pjesë e angazhimeve që të hapet mundësia për takim midis presidentit amerikan, Xho Bajden dhe liderit kinez Si Xhinping më vonë këtë vit, por tensionet mbeten të larta.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR