• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Blinken: Ka "indikacione” se raketa që goditi Rrafshnaltën e Golanit u lëshua nga Hezbollahu

Blinken: Ka

Uashington, 28 korrik 2024 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken deklaroi se ka "indikacione” se raketa që goditi Rrafshnaltën e Golanit është lëshuar nga Hezbollahu, transmeton Bi-Bi-Si.

Blinken gjithashtu tha se SHBA-ja qëndron prapa të drejtës së Izraelit për të mbrojtur qytetarët e saj dhe shtoi se armëpushimi në Gazë do të ishte një mundësi për të sjellë qetësi të qëndrueshme në kufirin midis Izraelit dhe Libanit.

Ai informoi se SHBA-ja është në bisedime me Izraelin dhe nuk duan të shohin përshkallëzim të konfliktit.

Autoritetet izraelitë fajësuan grupin militant libanez Hezbollah të mbështetur nga Irani për sulmin me raketa në një stadium futbolli në fshatin Majdal Shams të Rrafshnaltës së Golanit ku dje jetën humbën 12 persona  duke premtuar një reagim të fortë.

Hezbollahu mohoi përgjegjësinë për sulmin ku në mesin e viktimave më shumë janë fëmijë.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR