• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tajlanda i hoqi vizat për qytetarët e Shqipërisë, tani mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete

Tajlanda i hoqi vizat për qytetarët e Shqipërisë, tani mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete

Tiranë, 28 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani njoftoi se Tajlanda i hoqi vizat për qytetarët shqiptarë, me çka ata mund të udhëtojnë pa viza në 99 vende. 

"Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare", shkroi ai në një publikim në Fejsbuk.

Ai porositi se Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR