• e enjte, 20 qershor 2024

Blinken: Netanjahu e përsëriti përkushtimin e armëpushimit në Rripin e Gazës

Blinken: Netanjahu e përsëriti përkushtimin e armëpushimit në Rripin e Gazës

Jerusalem, 11 qershor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka deklaruar sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka “riafirmuar zotimin e tij” për armëpushim në Rripin e Gazës.

"U takova mbrëmë me Netanjahun dhe ai ripohoi angazhimin e tij ndaj propozimit të marrëveshjes së armëpushimit," tha Blinken, duke iu referuar planit që SHBA-ja paraqiti në Kombet e Bashkuara (OKB).

Kreu i diplomacisë amerikane e vlerësoi reagimin e Hamasit ndaj planit të paraqitur si "shenjë inkurajimi".

Hamasi njoftoi se e mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim në Rripin e Gazës.

Blinken po udhëton nga Izraeli në Jordani, ku është planifikuar të marrë pjesë në një takim për ndihmën për Rripin e Gazës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR