• e martë, 01 tetor 2024

Blinken: Bota është më e sigurt pa "terroristin brutal" Nasrallah

Blinken: Bota është më e sigurt pa

Uashington, 30 shtator 2024 (MIA) - Bota është më e sigurt pas vrasjes së shefit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah nga ana e Izraelit, deklaroi diplomati më i lartë amerikan, Entoni Bliniken.

Ai e përshrkoi liderin e grupit terrorist libanez të mbështetur nga Irani si "terrorist brutal".

"Rajoni, bota janë më të sigurta pa të", tha Bliniken por insiston që "diplomacia mbetet rruga më e mirë dhe e vetme pas arritjes së stabilitetit më të madh në Lindjen e Afërt". Ai premtoi se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë "urgjent" që të sigurojë armëpushim mes Izraelit dhe grupit terrorist palestinez Hamas në Gaza. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR