• e mërkurë, 02 tetor 2024

Ostin: SHBA-ja dhe Izraeli u morën vesh për "çmontim të infrastrukturës së sulmit" në kufirin me Libanin

Ostin: SHBA-ja dhe Izraeli u morën vesh për

Uashington, 1 tetor 2024 (MIA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin i ofroi mbështetje ministrit izraelit të Mbrojtjes, Joav Galant për “çmontim të infrastrukturës për sulm” përgjatë kufirit me Libanin.

Sekretari Ostin e konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e Izraelit që të mbrohet nga Irani, Hezbollahu libanez, Hamasi, huthët dhe organizata të tjera terroriste të mbështetura nga Irani. Ata u pajtuan për nevojën e “çmontimit të infrastrukturës për sulm” përgjatë kufirit, që të sigurohet se Hezbollahu libanez nuk mund të kryejë sulme si ato të 7 tetorit ndaj bashkësive veriore të Izraelit. 

Sekretari konfirmoi se është e nevojshme rezolutë diplomatike që të sigurohet se civilët munden të sigurt të kthehen në shtëpitë e tyre nga të dyja anët e kufirit. 

Ai dhe ministri Galant biseduan për rëndësinë e operacioneve ushtarake, në fund të drejtohen në rrugë diplomatike që të sigurohet mbrojtje dhe qëndrueshmëri sa më shpejtë që është e mundur.

Sekretari qartë e bëri të ditur se SHBA-ja është pozicionuar mirë në mbrojtjen e personelit amerikan, partnerëve dhe aleatëve përkundër kërcënimeve nga Irani dhe organizatat të mbështetura nga Irani dhe të vendosur që ta parandalojnë çdonjërin aktor që t’i shfrytëzojë tensionet ose që ta zgjerojë konfliktin. Sekretari dhe ministri Galant biseduan për pasojat serioze për Iranin në rast se Teherani të zgjedhë të kryejë sulm të drejtpërdrejt ushtarak kundër Izraelit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR