• e enjte, 05 dhjetor 2024

Hasani: Të përkushtuar për një rajon më të fuqishëm dhe më stabil

Hasani: Të përkushtuar për një rajon më të fuqishëm dhe më stabil

Tiranë, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministri shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, nismë e cila shënon 10 vite të ekzistimit të vet. 

Hasani, në rrjetet sociale ndau çaste nga pjesëmarrja në samit, duke vlerësuar se Procesi i Berlinit është "nxitësi kryesor i bashkëpunimit rajonal, rritjes ekonomike dhe integrimit në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor".

"Shqipëria mbetet e përkushtuar në avancimin e marrëveshjeve të mobilitetit dhe forcimin e një rajoni më të fortë dhe më të qëndrueshëm", u shpreh kryediplomati shqiptar.

Procesi i Berlinit është një nismë e vitit 2014 për të mbështetur integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi. Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Katër objektivat e Procesit të Berlinit, të deklaruara që në fillim të tij mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të BP, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i  një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit. ab/

fotо: FB Hasani

QËNDRONI TË LIDHUR