Katër të vdekur dhe shtatë të plagosur në sulmin në qytetin izraelit Jafa
- Katër persona u vranë, ndërsa shtatë janë plagosur në sulmin e sotëm në qytetin izraelit Jafa, kumtoi policia.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:48, 1 tetor, 2024

Jerusalem, 1 tetor 2024 (MIA) - Katër persona u vranë, ndërsa shtatë janë plagosur në sulmin e sotëm në qytetin izraelit Jafa, kumtoi policia.
Mediumet izraelite sulmin e karakterizuan si terrorist.
Policia shtoi se sulmuesit ishin "neutralizuar".
Në incizimin e kamerave mbikëqyrëse shihen dy persona, njëri prej të cilvëe është i armatosur me pushë automatike. ab/