• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bislimi: Serbia dëshiron me Asociacionin të vendos Kalin e Trojës në Kosovë

Bislimi: Serbia dëshiron me Asociacionin të vendos Kalin e Trojës në Kosovë

Prishtinë, 8 qershor 2023 (MIA) - Zëvendës kryeministri i Kosovës dhe negociatori kryesor me Serbinë, Besnik Bislimi thotë se kërkesa e Beogradit për formimin e Asociacionit me komuna me popullatë shumicë serbe nuk ka për qëllim integrimin e serbëve lokalë në shtet, por futjen e "Kalit të Trojës" në Kosovë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në publikim në profilin e tij në Tuiter, Bislimi i ka mbështetur pohimet e tij me një "non pejpër", i cili paradokohe ka qenë i projektuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë - SANU.

"Kosova ka paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për arsyet e vërteta pse Serbia insiston në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Asociacioni nuk kishte për qëllim asnjëherë të integronte serbët vendas në Kosovë, por të jetë si ‘Kali i Trojës’ së Beogradit për ta bërë vendin jofunksional, duke përgatitur kështu rrugën për ndarje", ka shkruar Bislimi.

Duke cituar disa pika nga non-pejpër i përmendur, Bislimi thotë se në të mund të shihet se qëllimi i vërtetë i Beogradit me insistimin e formimit të Asociacionit paraqet hap të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit për "botë serbe", i cili koincidon me territorin e ish-Jugosllavisë.   

“Plani fillestar i Asociacionit është i parëndësishëm, pasi kompetencat e tij do të evoluojnë dhe do të shfrytëzohen për shkak të mbështetjes financiare të Beogradit, si dhe mungesës relative të mbikëqyrjes nga Qeveria e Kosovës. Këto kompetenca do të çojnë përfundimisht në një Republika Sërpska të re me qëllimin e ndarjes territoriale", thotë Bislimi.

Sipas tij, kjo pastaj do ta detyrojë komunitetin ndërkombëtar të njohë ekzistencën e dy entiteteve kombëtare në Kosovë dhe autonominë absolute në zonat e Asociacionit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR