• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bisedë telefonike Dendias - Gjuler

Bisedë telefonike Dendias - Gjuler

Athinë, 6 korrik 2023 (MIA) – Nevojën për t'u ruajtur klima e mirë midis dy vendeve, e kanë potencuar ministrat e Mbrojtjes së Greqisë dhe Turqisë, Nikos Dendias dhe Jashar Gjuler, në bisedën e tyre telefonike dhe janë dakorduar që të takohet në samitin e NATO-s në Uilnus, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ky është komunikimi i parë i dy ministrave të Mbrojtjes pas zgjedhjeve në të dyja vendet, ndërsa Dendias në Tuiter publikoi se përveç që midis njëri-tjetrit ia kanë uruar marrjen e detyrave ministrore, janë dakorduar të takohen në Uilnus në margjinat e Samitit të NATO-s më 11 dhe 12 korrik.

"Fillimisht u dakorduam të bisedojmë për masat e ndërtimit të besimit midis Greqisë dhe Turqisë, detaje të cilat do të shpjegohen në Uilnus", shkroi Dendias në Tuiter.

Në Samitin e NATO-s pritet edhe kryeministri grek Kirjakos Micotakis të takohet me presidentin turl Rexhep Taip Erdogan, që njëherësh do të jetë takimi i parë pas zgjedhjeve në të dyja vendet.

QËNDRONI TË LIDHUR