• e hënë, 23 dhjetor 2024

Biljana ivanovska sërish drejtoreshë e spitalit të përgjithshëm të Kumanovës

Biljana ivanovska sërish drejtoreshë e spitalit të përgjithshëm të Kumanovës

Kumanovë, 8 nëntor 2023 (MIA) - Psiokologia Biljana Ivanovska është kthyer në funksionin e drejtoreshës së spitalit të përgjithshëm të Kumanovës. Në kumtesën e sotme drejtuar mediumeve, Ivanovska thekson se do të angazhohet për realizim të projekteve, furnizim të aparaturës bashkëkohore, e rëndësishme dhe e nevojshme për pacientët nga rajoni verilindor.

"Profesionalisht, ndershëm, me përgjegjësi dhe në mënyrë legjitime vazhdoj në pozitën e menaxheres së IPSH spitlait të përgjithshëm Kumanovë. jeta është plot me sfida dhe si të tillë duhet ta pranojmë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do t'i realizojmë projektet të cialt janë pjesë e programit tim, ndërkaq janë me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e Kumanovës dhe gjashtël komunat përreth", tha Ivanovska.

Ajo paraprakisht ishte emëruar, e pas një periudhe të shkurtë u shkarkua dhe në vendin e saj ishte vendosur mjeku Fati Xhemaili, irolog në spital. Opinioni kumanovar reagoi bujshëm dhe druante se rajoni por mbetet pa urologun e vetëm në shëndetin publik. Ndërrimin e saj e konfirmoi edhe minsitri i Shëndetësisë i cili nëa të periudhë ishte për vizitë në Kumanovë.

Spitali i Kumanovës është një prej më të mëdhenjve në shtet me mbi 700 të punësuar dhe ofron ndihmë shëndetësore për pacientët nga pjesa verilindore me përafërsisht 180.000 banorë. ab/

Foto: Arkivi МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR