• e hënë, 23 dhjetor 2024

Besimi për iniciativën e Mickoskit për bashkim kombëtar: Të ofrohet klimë pozitive në debatin politik dhe të mundësohet bashkëjetesa

Besimi për iniciativën e Mickoskit për bashkim kombëtar: Të ofrohet klimë pozitive në debatin politik dhe të mundësohet bashkëjetesa

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Ne, partitë politike të ofrojmë klimë pozitive në diskutimet në debatet politike dhe të mundësojmë bashkëjetesë, theksoi shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të "Frontit Evropian" dhe ministër i Financave, Fatmir Besimi duke komentuar deklaratën e mbrëmshme të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në fushatën në Ohër se ka marrë iniciativë për krijimin e bashkimit kombëtar.

"Apelojmë që fushata të jetë demokratike. Fushatë e cila promovon vlera. Fushatë e cila jep mundësi të barabarta dhe nxjerr në pah më të mirën që ka vendi ynë dhe më të mirën që Europa ka për të ofruar në vitin 2030. Çdo qytetar meriton respekt. Secili ka dinjitetin e vet. Të drejtat themelore të njeriut në nivel ndërkombëtar garantohen në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne si vend - anëtar në Kombet e Bashkuara, vend që ka miratuar të gjitha rezolutat. Të drejtat themelore të njeriut janë dinjiteti i qytetarëve", tha Besimi. 

Besimi tha se "Fronti Evropian" promovon barazinë e plotë dhe theksoi se qytetarët respektohen si të barabartë, secili ka mundësinë e barabartë dhe secili meriton të ardhme më të mirë. Ai theksoi se "Fronti Evropian" është koalicion që i kapërcen kufijtë etnikë, një koalicion që bashkon dhe që garanton një të nesërme më të sigurt dhe më të mirë. qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR