• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

BESA: VLEN-i ka kuptim vetëm aq sa e ruan distancën politike me BDI-në

BESA: VLEN-i ka kuptim vetëm aq sa e ruan distancën politike me BDI-në

Shkup, 1 prill 2025

Pa dashur ta paragjykojmë kuptimin e saktë të deklaratës së z. Taravari se - përveç atij - edhe liderët e tjerë të VLEN-it kanë komunikim me Ali Ahmetin, për shkak të korrektësisë me anëtarësinë e Lëvizjes BESA, të organeve partiake dhe mbështetësve tanë, më duhet të sqarojmë se as kryetari Bilall Kasami dhe asnjë eksponent tjetër i Lëvizjes BESA nuk ka komunikim me Bashkimin Demokratik për Integrim.

Qytetarët dhe mbështetësit e Lëvizjes BESA e dijnë mirë, se që nga themelimi dhe deri më tani, asnjëherë nuk kemi qenë në komunikim me BDI-në, kur ajo është dashur të shpëtohet nga bëmat e saj, e as këtë herë nuk ka asnjë arsye për të pasur madje edhe kanal komunikimi me të. Nëse do të kishte, do të ishte i hapur dhe para qytetatëve.

Ali Ahmeti është fajtori i përveçëm i gjendjes së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe sa më shpejt që pensionohet politikisht, aq më mirë për të dhe për shqiptarët.

Ndërsa VLEN-i ka kuptim vetëm aq sa e ruan distancën politike me BDI-në.

___________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR