• e shtunë, 18 maj 2024

Berlini e thirri në bisedë kryerësin rus në detyrë lidhur me një sulm kibernetik ndaj anëtarëve të Partisë Socialdemokrate Gjermane

Berlini e thirri në bisedë  kryerësin rus në detyrë lidhur me një sulm kibernetik ndaj anëtarëve të Partisë Socialdemokrate Gjermane

Berlin, 3 maj 2024 (MIA) - Qeveria gjermane sot bëri të ditur se e ka thirrur në bisedë kryrësin në detyrë në ambasadën ruse pas akuzave të dërguara shërbimeve të inteligjencës ruse se ata qëndrojnë pas një sulmi kibernetik ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste të Gjermanisë (SPD).

"Është një sinjal i qartë diplomatik ë thirret zyrtarit kryerësi i detyrës që t'i përcjellë qeverisë ruse se nuk do ta pranojmë një veprim të tillë", deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme. 

Paraprakisht gjatë ditës së sotme, ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analen Berbok, e cila është për vizitë në Australi, e akuzoi një grup hakerash rusë se kanë kryer një sulmi kibernetik të "patolerueshëm" ndaj SPD-së, partisë së kancelarit Olaf Sholc. 

 Ajo tha se sulmi kibernetik mund t'i atribuohet një grupi të quajtur APT28, i cili drejtohet nga shërbimi i inteligjencës ushtarake të Rusisë.

"Me fjalë të tjera, ishte një sulm kibernetik i mbështetur nga Rusia kundër Gjermanisë, dhe kjo është absolutisht e patolerueshme dhe e papranueshme dhe do të ketë pasoja", shtoi Berboku në një konferencë shtypi në Adelaida.

 Ministri saktësoi, pa dhënë detaje të mëtejshme, se hetimi federal për sulmin të drejtuar kundër partisë gjermane SPD, partisë udhëheqëse në koalicionin qeverisës, në janar të vitit 2023 ka përfunduar praktikisht.

Qeveria gjermane tha më vonë se sulmi kibernetik nuk kishte për qëllim vetëm atë parti politike, por edhe shërbimet qeveritare, kompanitë nga sektori i logjistikës, sektori i armatimeve, sektori i aviacionit dhe disa fondacione dhe shoqata. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR