Berbok në Damask ka hapur ambasadën e Gjermanisë
- Shefja e diplomacisë gjermane Analena Berbok sot në Damask zyrtarisht hapi ambasadën e Gjermanisë që u mbyll në vitin 2012 pas fillimit të luftës civile.
- Post By Fami Bajrami
- 10:59, 20 mars, 2025

Damask, 20 mars 2025 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane Analena Berbok sot në Damask zyrtarisht hapi ambasadën e Gjermanisë që u mbyll në vitin 2012 pas fillimit të luftës civile.
Kjo është vizita e dytë e Berbokut në Siri që nga rrëzimi i ish presidentit Bashar al Asad. Ajo do të takohet me përfaqësues të qeverisë kalimtare siriane dhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe me presidentin e përkohshëm Ahmed al Shara.
Vizita e ministres gjermane të Punëve të Jashtme është vetëm dy javë pas përleshjeve të ashpra në Sirinë veriperëndimore në të cilën humbën jetën qindra persona.
Berbok më herët dënoi "vrasjen në shënjestër të civilëve" gjatë përleshjeve të fundi, duke i quajtur ato "krime të tmerrshme" që do të minojë ndjeshëm besimin e ndërsjellë. Megjithatë, ajo konfirmoi angazhimin e Gjermanisë për të vazhduar sigurimin e ndihmës humanitare për Sirinë dhe sinjalizoi lehtësim të mundshëm të sanksioneve nëse plotësohen disa kushte.
"Është i mundur një fillim i ri politik midis Evropës dhe Sirisë, midis Gjermanisë dhe Sirisë", theksoi Berbok, duke shtuar se kjo do të kërkonte një angazhim të qartë për të garantuar liri, siguri dhe mundësi të barabarta për të gjithë sirianët, pa marrë parasysh gjininë e tyre, etninë dhe fenë e tyre.
Bashar al Asad ka sunduar në Siri më shumë se dy dekada. Pas ofensivës së grupit Hajat Tahrir al Sham në fund të vitit të kaluar, ai u rrëzua nga pushteti duke ikur në Rusi. Prej atëherë, qeverinë e re kalimtare dhe presidenti i përkohshëm Ahmed al Shara po tentojnë ta kthejnë sigurinë dhe ta rikuperojnë ekonominë kombëtare. rq/
Foto: DPA