Të paktën 10 persona humbën jetën gjatë shembjes së xhamisë në Mjanmar pas tërmetit
- Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën nga shembja e xhamisë më Mjanmar pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend të Azisë Juglindore, raporton DPA duke cituar agjencinë e lajmeve Khit Thit Media.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:53, 28 mars, 2025

Bangkok, 28 mars 2025 (MIA) - Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën nga shembja e xhamisë më Mjanmar pas tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend të Azisë Juglindore, raporton DPA duke cituar agjencinë e lajmeve Khit Thit Media.
Xhamia thuhet se ndodhej në qytetin Mandalaj, në qendër të Mjanmarit. Sipas raportit, xhamia u shemb gjatë kohës së lutjeve.
Agjencia e lajmeve, gjithashtu, raportoi se është shembur edhe një manastir që strehonte njerëz të zhvendosur në qytetin jugor të Taungut. Sipas dëshmitarëve okularë, pesë persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa disa persona janë ende të bllokuar nën rrënoja.
Një tërmet i fuqishëm prej 7,7 ballë sipas Rihterit e goditi qendrën e Mjanmarit. Epiqendra ka qenë 16 kilometra në veriperëndim të qytetit Sagaing në thellësi prej 10 kilometrave. Dridhje të shpeshta u ndjenë qindra kilometra më larg në Tajlandë dhe në Kinën jugperëndimore. qa/
Foto: EPA