Berbok: Asnjë ushtar amerikan nuk do të dërgohet në luftën në Ukrainë
- Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok deklaroi se debati për dërgimin eventual të forcave paqesore evropiane në Ukrainë është "tepër i hershëm".
- Post By Besnik Shuki
- 08:21, 19 shkurt, 2025

Berlin, 19 shkurt 2025 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme Analena Berbok deklaroi se debati për dërgimin eventual të forcave paqesore evropiane në Ukrainë është "tepër i hershëm".
"Asnjë ushtar nuk do të dërgohet në këtë konflikt të ashpër", deklaroi Berbok për servisin publik gjerman ZDF, njofton agjencia DPA.
Në vendet evropiane është hapur debati pas kumtesës së njëanshme të presidentit amerikan, Donald Tramp për negociata paqesore për luftën në Ukrainë.
Tramp dhe përfaqësues tjerë amerikanë konfirmuan se SHBA-ja nuk do të dërgojë forca të veta ushtarake në kurrfarë aranzhmani paqesor në Ukrainë.
Berbok theksoi se "mbajtja e paqes është detyrë evropiane" dhe se çfarëdo marrëveshje për Ukrainën nuk mund të negociohet pa pjesëmarrje të Ukrainës dhe partnerëve evropianë. bsh/
Foto: Arkiv