Benzinat shtrenjtohen, çmimi i dizelit mbetet i njejtë
- Benzinat dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të rriten për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin e ri bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës për 1.45 për qind.
- Post By Sara Ademi
- 14:55, 17 korrik, 2023
Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Benzinat dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të rriten për 1,5 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE). Me vendimin e ri bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës për 1.45 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 81,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 71,5 denarë për litër. Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) mbetet 72,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0,585 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 42,369 denarë.
KRRE bën me dije se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 4,802 për qind për benzinën, 0,608 për qind për dizelin, 4,605 për qind për vajin ekstra të lehtë dhe 3,13 për qind për mazutin. Kursi i denarit kundrejt dollarit është më i lartë për rreth 0,507 për qind. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s