• e martë, 02 korrik 2024

Benzema edhe një vit në Real Madrid

Benzema edhe një vit në Real Madrid

Madrid, 20 prill 2023 (MIA) - Golashënuesi francez Karim Benzema do të qëndrojë në radhët e kampionit aktual të Evropës, Real Madrid edhe për një vit, njoftuan sot mediat spanjolle. 

Siç bën të ditur gazeta As, duke u thirrur në një burim të mirë informuar nga Reali, detajet rreth vazhdimit të bashkëpunimit janë dakorduar dhe Benzema do të mbetet në Madrid deri në fund të sezonit 2023/24.

Benzema (36) erdhi në Real nga Lioni në vitin 2009 dhe deri tani për Klubin mbretëror ka luajtur 640 ndeshje ku ka shënuar 349 gola, ndërsa me 165 asistime mban rekordin e klubit.

Francezi me fanellën e Realit fitoi 23 trofe, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të suksesshëm në historinë e Realit, ndërsa gjatë gjithë periudhës në Madrid ai mori vetëm 13 kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR