• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bellovska: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe duhet të respektohen, megjithatë Kuvendi mund të bëjë ndryshime kushtetuese

Bellovska: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe duhet të respektohen, megjithatë Kuvendi mund të bëjë ndryshime kushtetuese

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) – Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe duhet të respektohen, megjithatë këto vendime nuk ia ndalojnë ligjdhënësit, gjegjësisht Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese të cilat më pas pushteti ekzekutiv do t'i aplikojë. Roli i Gjykatës Kushtetuese është të bëjë vlerësimin nëse ligjet janë në pajtim me Kushtetutën, deklaroi zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska.

Për reagimet në opinion pas vendimit të marrë me të cilin rriten pagat e funksionarëve, Bellovska tha se nga Gjykata Kushtetuese është kërkuar vlerësim i kushtetutshmërisë së neneve 4 dhe nenit 1, ndërsa jo nenit 11 të Ligjit për pagat dhe kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe se aspak nuk është shtruar çështja sipas cilës përqindje do të rriten ose ulen pagat.

"Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ekziston joharmonizim me Kushtetutën, gjegjësisht se shkelet sundimi i së drejtës, pasi në ligjin e njëjtë ekzistonin dispozita kontradiktore që do të çonin drejt aplikimit jo të qartë. Neni 4 dhe neni 1, të cilët tanimë janë pezulluar parasheh kryegjë fikse prej 26.755 denarë, ndërsa nga ana tjetër neni 11 parasheh se përllogaritja e pagës bëhet sipas shumëzimit të koeficientit të pagës mesatare që do të paguhej gjatë vitit të kaluar", deklaroi Bellovska.

Lidhur me atë se pse nuk është pezulluar neni 11, nenet 4 dhe 1, Bellovska tha se ky nen nuk është kontestuar, por thjeshtë janë kontestuar dy nenet të cilat janë pezulluar, si edhe se neni 11 është i bazuar dhe asnjëherë deri më tani nuk është ndryshuar, për dallim prej nenit 4 dhe nenit 1, tek të cilat në të kaluarën është intervenuar 15 herë.

Me publikimin e vendimit në Gazetën zyrtare më 23 mars ai është përfundimtar dhe që atëherë fillojnë përllogaritjet për nenin 11, të cilat, siç potencoi Bellovska, vlen edhe për pagat e Gjykatësve Kushtetues.

"Kuptohet, këtu janë përfshirë edhe gjykatësit kushtetues, pasi ata janë zgjedhur në Kuvend. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm i shtetit, që ka kompetencë të marrë vendime për çështje të tilla dhe prandaj këtu ishte shtruar kjo çështje dhe këtu u mor vendimi", deklaroi Bellovska.

Lidhur me kohëzgjatjen e procedurës, Bellovska tha se është shtruar në nëntor të vitit 2022 dhe lënda është zgjidhur për katër muaj, që nuk është përjashtim, duke e pasur parasysh se mesatarja e kohëzgjatjes së një procedure para Gjykatës Kushtetuese në vitin 2022 ka qenë katër muaj.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR