• e mërkurë, 03 korrik 2024

Belgjika nuk lejon që Ukraina armën perëndimore ta përdor për caqe në Rusi

Belgjika nuk lejon që Ukraina armën perëndimore ta përdor për caqe në Rusi

Bruksel, 31 maj 2024 (MIA) - Belgjika nuk e ka ndryshuar vendimin e saj për kufizimet, me të cilat sigurohet arma për Ukrainën, kumtoi sot Ministria belge e Mbrojtjes.

Belgjika vazhdon të kërkojë që municioni i dërguar të mos përdoret për sulme ndaj caqeve në Rusi.

Paraprakisht këtë javë, kryeministri i Belgjikës, Aleksandar de Kro dhe presidenti ukrainas Vollodimir Putin kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale të sigurisë në Bruksel, e cila parashikon të paktën 977 milionë euro ndihmë ushtarake për Kievin deri nga fundi i vitit dhe përkrahje të vazhdueshme në 10 vitet e fundit.

Në pajtim me marrëveshjen, Belgjika deri në vitin 2028 do t'i dërgojë Ukrainës 30 aeroplane luftarake F-16, pajisje për mbrojtje kundërajrore dhe makineri ushtarake. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR