• e hënë, 23 dhjetor 2024

Belgjika në Detin Verior do ta ndërtojë ishullin e parë energjetik artificial në botë 

Belgjika në Detin Verior do ta ndërtojë ishullin e parë energjetik artificial në botë 

Bruksel, 4 tetor 2023 (MIA) - Belgjika në fillim tël vitit të ardhshëm do të fillojë me ndërtimin e ishullit të parë artificial energjetik në botë me elektrana të erës për prodhinin e energjisë elektrike për prodhimin e rrymës direkte të tensionit të lartë dhe rrymës alternative, e cila do të lidhet me rrjetin belg elektrik dhe me ndërlidhje me Britaninë e Madhe dhe Danimarkën.

Siç njoftoi operatori i projektit, kompania "Elia", ministri belg i Drejtësisë, Vinsent Van Kuikenborn tashmë ka lëshuar leje ekologjike për ndërtimin e ishullit të quajtur Princesha Elizebeta, e cila do të ndodhet në zonën e mbrojtur detare Natura 2000 në Detin Verior.

Gazeta "Eho" publikoi se Belgjika është në vendin e dytë të botës për prodhimin e energjisë elektrike nga ofshori kapacitet për kokë banori, menjëherë pas Danimarkës, me ç'rast elektranat belge të erës në Detin Verior proodhojnë 2,26 gigavat rrymë. Me projektin e ri, ky prodhim planifikohet të rritet deri në 3,5 gigavat energji elektrike.

Por, realizimi i projektit është varur nga marrja e lejes ekologike, sepse organizatat për mbrojtjen e mjedisit jetësor kanë shprehur shqetësim se ndërtimi i ishullit mund të shkaktojë "dëm potencial të diversitetit biologjik". mb/

QËNDRONI TË LIDHUR