• e diel, 12 maj 2024

Bekteshi: Tregtarët e frutave dhe perimeve do të duhet t'i sigurojnë 70 për qind të nevojave për tregun vendor

Bekteshi: Tregtarët e frutave dhe perimeve do të duhet t'i sigurojnë 70 për qind të nevojave për tregun vendor
Shkup, 6 prill 2023 (MIA) - Tregtarët të cilët shesin fruta dhe perime të furnizojnë dhe shesin 70 për qind të sasive që i kanë shitur në janar dhe në shkurt. Ky është vendimi që e mori Qeveria në seancën e sotme të pasdites me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë.
 
Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, ky Vendim i cili pasoi pas Vendimit për fiksimin e çmimeve të disa llojeve të caktuara të frutave dhe perimeve është paraparë të vlejë deri në fund të prillit.
 
"Vendimi i Qeverisë është marrë pas takimit koordinues të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me kolegët ministra të ministrive resore dhe përfaqësues të institucioneve kompetente lidhur me këtë çështje", thotë ministri Kreshnik Bekteshi.
 
Bekteshi sot në konferencë shtypi publikisht ju bëri thirrje importuesve të frutave dhe perimeve të marrin pjesë në takimin koordinues dhe e përsëriti se ligjet duhet të respektohen. 
 
foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR