• e hënë, 23 dhjetor 2024

BE-ja kërkon që Irani ta rishqyrtojë vendimin për ndalesë të qasjes së inspektorëve të ANEB-it deri kapacitetit e tij bërthamore

BE-ja kërkon që Irani ta rishqyrtojë vendimin për ndalesë të qasjes së inspektorëve të ANEB-it deri kapacitetit e tij bërthamore

Bruksel, 18 shtator 2023 (MIA) - Bashkimi Evropian ka shprehur brengosje për shkak të vendimit të Iranit për marrjen e lejeve të disa inspektorëve me përvojë të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) për qasje në kapacitetet e tij bërthamore dhe kërkoi që autoritetet nga Teherani pa anulim ta rishqyrtojnë këtë vendim të tyre.

"Posaçërisht brengosës është ndikimi i drejtpërdrejtë dhe serioz i këtij vendimi ndaj kapaciteteve të Agjencisë që t'i zbatojë aktivitetet e saj verifikuese, të cilat përfshijnë edhe monitoring në pajtim me Planin e përbashkët gjithëpërfshirës aksional", thuhet në reagimin e Shërbimit evropian të punëve të jashtme.

Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Rafael Grosi të shtunën informoi se Irani u ka ndaluar "rreth një të tretës të inspektorëve më me përvojë" të Agjencisë të bëjnë monitoring të instalacioneve bërthamore iraniane. Ai këtë vendim e vlerësoi si "hap pa precedent", duke theksuar se ky do ta ndërlikojë inspektimin e programit bërthamor iranian.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell të premten informoi se ka marrë njoftim nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca se Iraini nuk i plotëson obligimet nga Plani i përbashkët gjithëpërfshirës aksional për programin bërthamor iranian dhe se të tre vendet planifikojnë "të mos ndërmarrin hapa lidhur me heqjen e sanksioneve të mëtejshme" ndaj Tereranit. bsh/

Foto: MIA Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR