BE-ja i bëri thirrje Zelenskit ta ruaj pavarësinë e shërbimeve për antikorrupsion; Kievi po përgatit një ligj urgjent
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen i bëri thirrje presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski që ta ruaj pavarësinë e shërbimeve të antikorrupsionit në vend, duke premtuar se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në Union.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:06, 28 korrik, 2025
Kiev, 28 korrik 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen i bëri thirrje presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski që ta ruajë pavarësinë e shërbimeve të antikorrupsionit në vend, duke premtuar se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Union.
"Ukraina tashmë ka arritur shumë në rrugën evropiane. Tani duhet të ndërtojë në ato themele të forta dhe ta ruaj pavarësinë e institucioneve të antikorrupsionit, të cilët janë element kyç për sundimin e ligjit", ka shkruar Fon der Lajen në rrjetin social Iks, pas bisedës telefonike me Zelenskin.
Të enjten, presidenti ukrainas miratoi propozim ligjin për rivendosjen e pavarësisë së organeve antikorrupsion.
"E falenderova Komisioni Evropian për ekspertizën e siguruar", ka shkruar Zelenski në Iks, duke theksuar se po ndajnë një vizion të përbashkët - ligji të miratohet sa më shpejtë të jetë e mundur, idealisht javën tjetër.
Fon der Lajen konfirmoi se mbështetja e Brukselit për anëtarësimin e Ukrainës mbetet në fuqi. "Ukraina mund të mbështetet në mbështetjen tonë për përparimin e rrugës së saj evropiane", tha ajo. qa/
Foto: arkivi