• e premte, 05 dhjetor 2025

BE-ja dhe 24 vende kërkojnë masa urgjente për dhënien fund të urisë në Gazë

BE-ja dhe 24 vende kërkojnë masa urgjente për dhënien fund të urisë në Gazë

Bruksel, 12 gusht 2025 (MIA) – Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Japonia dhe vende të tjera sot kërkuan përgjigje urgjente që t’i jepet fund urisë së popullatës palestineze në Gazë, ku Izraeli është në luftë gati dy vjet. 

“Vuajtja humanitare në Gazë arriti nivele të paimagjinueshme. Njerëzit vuajnë nga uria para syve tanë”, njoftoi BE-ja bashkë me edhe 24 vende të tjera. 

Kanadaja dhe Australia janë në mesin e nënshkrueseve të cilat i bëjnë thirrje Izraelit që të “lejojë kalimin e të gjitha autokolonave me ndihmë humanitare të organizatave joqeveritare dhe t’i mënjanojë pengesat të cilat i pengojnë punëtorët humanitarë që të intervenojnë”. 

Kumtesën e nënshkroi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, me ministrat e Punëve të Jashtme të 17 vendeve anëtare të BE-së. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR