• e hënë, 23 dhjetor 2024

BDI: Përgëzojmë zgdjidhjen e çështjes së diplomave të medresesë “Isa Beu”

BDI: Përgëzojmë zgdjidhjen e çështjes së diplomave të medresesë “Isa Beu”

Shkup, 90 prill 2024 (MIA) - Zëvendës kryeministri Artan Grubi, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga, sot vizituan Bashkësinë Fetare Islame dhe u takuan me Reisul Ulema e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai.

Duke përcjellë urimet për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe festën e Bajramit, Grubi dhe Shaqiri i kanë dorëzuar reisit aktvendimin që është verifikuar medreseja “Isa Beu” në Shkup.

"Pas 40 vitesh themelimi, kabineti qeveritar i jep fund problemit me verifikimin dhe njohjen e diplomave nga përfundimi i mësimit në këtë medrese dhe të gjithë nxënësit që përfundojnë mësimin në këtë medrese janë të barabartë me të tjerët. Anëtarët e kabinetit qeveritar nga rradhët e BDI-së në këtë mandat po shënojnë histori në punë të mëdha, për qytetarët, për të mirën dhe të ardhmen e vendit", thuhet në kumtesën e BDI-së. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR