• e mërkurë, 20 nëntor 2024

BDI: Dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të Ramadanit në Serbi

BDI: Dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të Ramadanit në Serbi

Shkup, 16 gusht 2024

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup.

 Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vazalët e të preferuar të VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar.

Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij.

Mungesa e legjitimitet dhe kredibilitetit të hyzmeçarëve në qeveri po i rrezikon ish ushtarët e UÇK-së, ndërsa po i lë shqiptarët jetim dhe të poshtëruar vetëm për hir të koltuqeve të hyzmeçarëve. Poshtërsimi i shqiptarëve është alarmant dhe skandaloz.

 VazaLEN-ët po na turpërojnë edhe përpara Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë dhunimin e Presidentes Osmani dhr arrestimin e Blerim Ramadanit, të gjitha me urdhër të drejtëpërdrejt nga Vuçiqi dhe Serbia.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR