• e premte, 04 tetor 2024

Bastisje në Tetovë, janë gjetur pistoleta dhe armë, është arrestuar një person

Bastisje në Tetovë, janë gjetur pistoleta dhe armë, është arrestuar një person

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Policia e Tetovës dje në orën 10:00 në rrugën "146" në Tetovë, e ka privuar nga liria A.A. (51) nga rajoni i Tetovës, sepse rreth orës 8:50, për shkak të një mosmarrëveshje rreth parkimit të veturave, me pistoletë e ka kërcënuar N.A. (54) nga Reçica e Vogël.

Siç bëjnë të ditur nga MPB, gjatë arrestimit, te A.A. ishte gjetur dhe marrë një pistoletë këllëf, përderisa më vonë, me urdhër gjyqësor, ishte kryer bastisje në shtëpinë e tij, me çka ishin gjetur dhe marrë pistoleta "Zastavë e kuqe" të kalibrit 7.62 mm, dy karikatorë për pistoletën dhe 46 plumba të kalibrit 7.62 mm.

Personi ishte mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR