• e martë, 25 qershor 2024

Bastisje në Gostivar, gjendet kokainë dhe marihuanë, arrestohen dy persona

Bastisje në Gostivar, gjendet kokainë dhe marihuanë, arrestohen dy persona

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Tetovë-NJPB Gostivar, mbrëmë rreth orës 22 në Gostivar, i kanë privuar nga liria gostivarasin S.T.(23) dhe 19 vjeçaren J.V nga Republika e Serbisë.

Siç njoftoi MPB-ja, gjatë bastisjes të shtëpisë së S.T. në Gostivar, e kryer me urdhër gjyqësor, ku e pranishme ka qenë edhe J.V., janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë. Të dy janë në mbajtje në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit pas së cilës do të parashtrohet kallëzim përkatës. mb/

Foto: MPB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR