Bashkimi Evropian i ka vënë për 90 ditë pezullim kontra-tarifat për SHBA-në
- Derisa e finalizojmë miratimin e kontra-masave të BE-së për importin e produkteve amerikane, të cilët kanë marrë mbështetje nga vendet-anëtare, kemi vendosur t'i vëmë në pezullim 90 ditë, njoftoi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
- Post By Melahat Baftija
- 13:35, 10 prill, 2025

Bruksel, 10 prill 2025 (MIA) - Derisa e finalizojmë miratimin e kontra-masave të BE-së për importin e produkteve amerikane, të cilët kanë marrë mbështetje nga vendet-anëtare, kemi vendosur t'i vëmë në pezullim 90 ditë, njoftoi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Vendimi i këtillë pasoi pasi që presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se "do ta pezullojë" vendosjen e disa tarifave reciproje për importin e mallrave në SHBA nga dhjetëra vende për një periudhë prej 90 ditëve.
"E kemi vënë paralajmërimin e Trampit. Dëshirojmë t'i japim shansë bisedimeve. Derisa e finalizojmë miratimin e kontra-masave të BE-së, të cilët kanë marrë mbështetje të fuqishme nga vendet-anëtare tona, do t'i vëmë në pezullim 90 ditë", theksoi Fon der Lajen në një deklaratë me shkrim.
Ajo më tej shtoi se nëse rezultatet nga bisedimet me SHBA-në nuk janë të kënaqshme, do të hyjnë në fuqi kontra-masat e miratuara.
"Puna përgatitore për kontra-masa të mëtutjeshme vazhdon. Siç kam thënë edhe më herët, të gjitha opsione mbeten në tryezë.
Ky veprim vjen pasi që dje vendet-anëtare të BE-së miratuan vendosje të kundër-tarifave që variojnë nga 10 deri në 25 për qind për importet në Union të një game produktesh amerikane, duke përfshirë duhanin, motoçikletat, shpendët, çelikun dhe aluminin, si përgjigje të tarifave të SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminit nga Unioni prej 25 për qind, të cilat hynë në fuqi muajin e kaluar.
Sipas burimeve diplomatike në BE, ngrirja e kundër-tarifave evropiane do të krijojë hapësirë për negociata me SHBA-në, por në të njëjtën kohë do të "ruajë presionin" mbi Uashingtonin.
Vendimi i sotëm i BE-së vjen pasi paradite Fon der Lajen e përshëndeti vendimin e Trampit për të "pauzuar" vendosjen e tarifave reciproke, duke e përshkruar atë si "një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale", raportoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
"E mirëpres njoftimin e presidentit Tramp për të pezulluar tarifat reciproke. Është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale. Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për funksionimin e tregtisë dhe zinxhirëve të furnizimit", tha Fon der Lajen në një postim në Iks.
Edhe pse SHBA-ja më parë kishte kërcënuar se do t'i ndërprret lidhjet tregtare me BE-në nëse Brukseli do të hakmerrej kundër tarifave të SHBA-së, Tramp vendosi papritur dje të "pezullojë" vendosjen e disa prej tarifave për një periudhë prej 90 ditëve.
"Kam miratuar një pushim 90-ditor dhe kam ulur ndjeshëm tarifat reciproke nga 10 për qind gjatë asaj periudhe", tha Tramp, duke shtuar se ky vendim nuk vlen për Kinën, për importet e së cilës ai ka njoftuar gjithashtu tarifa shtesë. mb/
Foto: MIA