Bashkëpunimi i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Korpusit të paqes të SHBA-së u konfirmua me nënshkrim të Memorandumit
- Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe drejtori i Korpusit të paqes të SHBA-së, Dejvid Risajd nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, me çka u konfirmua partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në sfera të ndryshme, kumtoi Ministria.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:49, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe drejtori i Korpusit të paqes të SHBA-së, Dejvid Risajd nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, me çka u konfirmua partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në sfera të ndryshme, kumtoi Ministria.
Siç ceket në kumtesë, në periudhën në vijim mbi 30 vullnetarë të rinj të Korpusit të paqes do të qëndrojnë në komunat e vendit dhe do të prëfshihen në bashkësitë lokale. Vullnetarët, përmes bashkëpunimit me administratën lokale, shkollat dhe organizatat qytetare do të kenë mundësi ta mësojnë gjuhën maqedonase, ta njohin kulturën tonë, por edhe të ndajnë përvoja dhe të ndihmojnë në mësimin e gjuhës angleze.
Korpusi i paqes i SHBA-së, trajnon dhe angazhon vullnetarë për ofrim të ndihmës zhvillimore ndërkombëtare dhe realizon Program për zhvillim të bashkësisë, i cili fokusohet në zhvillim organizativ dhe ndërtim të kapaciteteve të njësuve të vetëqeverisjes lokale, qendrave për zhvillim rajonal, organizata joqeveritare dhe qendra rinore, ceket në kumtesë.
Nga 10 dhjetori, 36 persona në baza vullnetare do të punojnë në dy sektorë, avancim të mësimit dhe arsimit inkluziv në shkollat fillore dhe të mesme dhe në sektorin Zhvillim i bashkësive në organizata joqeveritare dhe në administratën e komunave Rosoman, Pehçevë dhe Zërnovci.
Bashkëpunimi me Korpusin e paqes në kuadër të porgramit për zhvillim të bashkësisë filloi në vitin 2005. përgjatë viteve, në kuadër të bashkëpunimit, 91 vullnetarë kanë punuar në 49 komuna të vendit, ndërsa vetëm në vitet e fundit vullnetarë kanë qenë 25 persona, përkujtojnë nga Ministria. ab/
Foto: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale