Besimtarët katolikë festojnë Pashkët
- – Besimtarët e Kishës Katolike Romake sot e festojnë festën më të madhe të krishterë Ngjalljen e Krishtit – Pashkët.
- Post By Fitore Curri
- 09:29, 5 prill, 2026
Shkup, 5 prill 2026 (MIA) – Besimtarët e Kishës Katolike Romake sot e festojnë festën më të madhe të krishterë Ngjalljen e Krishtit – Pashkët.
Tradicionalisht në shtet ceremonia qendrore u mbajt mbrëmë në Kishën Katolike “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku u mbajt Liturgji e ringjalljes.
Në liturgji morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska – Davkova, drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Olivera Trajkovska, përfaqësues të bashkësive fetare, autoritetet civile dhe kori diplomatik dhe personalitete nga jeta publike dhe shoqërore.
Liturgjia e Pashkëve filloi me bekimin e zjarrit përpara katedrales dhe sjelljen e qiriut të ngjalljes në katedrale.
Liturgjinë e Pashkëve e udhëhoqi ipeshkvi i Shkupit dhe i dioqezës Strumicë-Shkup, Kiro Stojanov.
Ai lexoi predikimin e Pashkëve dhe i uroi besimtarët katolikë për festën. fc/
Foto: MIA