Nikolloski, Gjorgjievski dhe Ivanovski në mbikëqyrje të realizimit të projektit "Treni i qytetit"
- – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe drejtorin e NP HM Infrastruktura, Sinisha Ivanovski, sot do të kryejnë mbikëqyrje në realizimin e projektit “Treni i qytetit”.
- Post By Fitore Curri
- 09:40, 5 prill, 2026
Shkup, 5 prill 2026 (MIA) – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski dhe drejtorin e NP HM Infrastruktura, Sinisha Ivanovski, sot do të kryejnë mbikëqyrje në realizimin e projektit “Treni i qytetit”.
Pritjet janë se me këtë transport hekurudhor dukshëm do të shkarkohet komunikacioni në Shkup dhe në mënyrë drastike do të ulet shfrytëzimi i automjeteve të udhëtarëve, sepse treni do të jetë i shpejtë, i përshtatshëm dhe i kapshëm për qytetarët nga komunat përreth.
Seksioni i parë i Trenit të qytetit do të jetë nga Zelenikova nëpërmjet Draçevës, Lisiçes, Kisella Vodës, Aerodromit deri në qendër të Shkupit në stacionin kryesor hekurudhor. Seksioni i dytë është nga Milladinovci Ilinden deri në Maxhari, në stacionin kryesor hekurudhor qendror, dhe seksioni i tretë është nga ai stacion hekurudhor qendror nëpërmjet Shkup Veriut, Gjorçes deri në Vollkovë.
Faza e parë e trenit të qytetit nga Zelenikova deri në Qendër është në gjatësi prej 24,5 kilometra dhe kushton 5,7 milionë euro. Seksioni i dytë nga Draçeva deri në Ilinden në gjatësi prej 7,7 kilometra dhe kushton 3 milionë euro. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s