• e diel, 06 tetor 2024

"Barazia gjinore në proceset e anëtarësimit në BE" - forumi rajonal në Shkup

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Koalicioni për barazi gjinore në procesin e anëtarësimit në BE (EQUAPRO) organizon forumin rajonal në Shkup me titull "Barazia gjinore në proceset e anëtarësimit në BE".

"Ngjarja synon të vendosë barazinë gjinore në qendër të debatit politik lidhur me procesin e anëtarësimit në BE dhe të ofrojë një forum diskutimi midis zyrtarëve të BE-së, organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe përfaqësuesve qeveritarë të Ballkanit Perëndimor (BP), në lidhje me çështjet gjinore  - procesi i përgjegjshëm i anëtarësimit në BE, në përputhje me angazhimet e Planit për Barazi Gjinore III të BE-së (Gender Action Plan III), thuhet në kumtesën e "Reaktor - hulumtim në veprim".

Nga atje, ata njoftojnë se ngjarja paraqet një mundësi të shkëlqyer për aktorët e ndryshëm rajonalë që bashkërisht të reflektojnë mbi përvojat aktuale dhe të kaluara në lidhje me promovimin e barazisë gjinore gjatë proceseve të anëtarësimit në BE. Forumi do të mundësojë rrjetëzimin, shkëmbimin e praktikave të mira dhe përcaktimin e pikave specifike të veprimit për ndikim më të fortë, rritjen e përgjegjësisë dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e angazhimeve gjinore dhe një procesi të ndjeshëm gjinor  të anëtarësimit në BE për të gjitha vendet nga BP.

Fjalë përshëndetëse në konferencë do të ketë Bibi Gramson, zëvendësambasadore e Suedisë, Stina Magnuson Bur, udhëheqëse e zyrës për Ballkanin Perëndimor, Fondacioni Kuina til Kuina, si dhe Tanja Ivanova, kryetare e "Reaktor - Hulumtim në veprim".

"Forumi është konceptuar në tri njësi tematike, sesione, në të cilat panelistët do të diskutojnë temat: gjinia në dialogun politik, përfshirja e perspektivës gjinore në anëtarësim dhe politikat e tjera të BE-së, si dhe përfshirja e organizatave civile në strukturat e SSA-së: përvojat dhe mundësitë", informojnë organizatorët.

Si panelistë do të mbajnl fjalim edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sekretarja shtetërore nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili, si dhe përfaqësues të tjerë relevant nga vendi dhe rajoni.

Në fund të çdo paneli, të pranishmit do të kenë mundësinë t'u bëjnë pyetje folësve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR