• e diel, 06 tetor 2024

Ballkoski: Mbetemi në koalicionin qeveritar, për momentin më të rëndësishme janë ndryshimet kushtetuese

Ballkoski: Mbetemi në koalicionin qeveritar, për momentin më të rëndësishme janë ndryshimet kushtetuese

Shkup, 26 maj (MIA) - Deputeti i VMRO-Partisë popullore, Ljupço Ballkoski në konferencën e sotme për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se mbeten në koalicionin qeveritar dhe theksoi se puna më e rëndësishme në periudhën në vijim janë ndryshimet kushtetuese.

"Sa i përket problemeve në koalicion, mendoj se tani në këtë periudhë, puna më e rëndësishme për ne janë ndryshimet kushtetuese, të shohim çfarë do të jenë ato, çfarë do të jenë amandamentet që do të propozohen nga Komisioni. Ka mënyrë të bisedojmë edhe për ndryshime kushtetuese, me gjithatë edhe për të jgitha problemet që ekzistojnë në funksionimin e Qeverisë", tha Ballkoski.

Potencoi se mbeten në koalicion, megjithatë, siç theksoi, do t'i thonë qëndrimet e tyre. ab/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR