• e martë, 02 korrik 2024

Bajeri i dërgoi kërkesë PSZH-së për transfer të Asensios

Bajeri i dërgoi kërkesë PSZH-së për transfer të Asensios

Leverkuzen, 30 janar 2024 (MIA) - Ekipi i Bundesligës, bajer leverkuzen është i interesuar për nënshkrimin e futbollistit të Pari Sen-Zhermenit, Marko Asensio, kumtoi gazetari i "Sky Deutschland" Patrik Berger.

Sipas Bergerit, Leverkuzen ka parashtruar kërkesë për transfer të spanjollit 28-vjeçar. Vetë futbollisti është i gatshëm ta ndryshojë ambientin e klubit këtë dimër.

Paraprakisht, insajderi Fabricio Romano kumtoi se drejtoria e parisienëve nuk do ta lëshojë lojtarin gjatë këtij afati kalimtar.

Asensio për PSZH-në luan prej kprrikut të vitit 2023. Në sezonin 2023/2024, lojtari mesfushor shënoi katër gola dhe bëri tre asistime në 12 ndehsje.

Bajer Leeverkuzen pas 19 xhirove është lider në kampionatin gjerman të futbollit me 49 pikë të fituara, dy më shumë se Bajern Munihu. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR