• e hënë, 01 korrik 2024

Bajer Leverkuzen cakton festë për 26 maj

Bajer Leverkuzen cakton festë për 26 maj

Leverkuzen, 6 maj 2024 (MIA) – Kampioni gjerman në futboll, Bajer Leverkuzen më 26 maj do të festojë me tifozët për sezonin historik, bëri të ditur sot klubi.

Ngjarja do të zhvillohet një ditë pas finales së Kupës së Gjermanisë ku Bajeri do të luajë për trofeun kundër Kajzerslauternit (skuadër në ligën e dytë) në Berlin. Skuadra e Çabi Alonsos mund të jetë edhe në finalen e Ligës së Evropës më 22 maj në Dublin.

Bajeri tashmë e ka siguruar titullin në kampionatin gjerman dhe ndodhet në një seri prej 48 ndeshjesh pa humbje që nga fillimi i sezonit.

Për festën si kampion në stadium do të jenë në dispozicion rreth 40,000 bileta falas, kumton Bajer Leverkuzen. 

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR