Në Zubin Potok janë konfiskuar 140 kilogramë mjet shpërthyes
- Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar rreth 140 kilogramë mjet shpërthyes në një shtëpi të braktisur në fshatin Jaglenicë, në zonën e Zubin Potokut.
- Post By Besnik Shuki
- 14:14, 27 janar, 2026
Prishtinë, 27 janar 2026 (MIA) - Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar rreth 140 kilogramë mjet shpërthyes në një shtëpi të braktisur në fshatin Jaglenicë, në zonën e Zubin Potokut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për mediat tha se mjeti shpërthyes është zbuluar gjatë një patrullimi rutinë, pasi njësitë policore kanë pranuar informacione se në atë lokacion mund të kishte materiale ilegale.
“Ato 140 kilogramë, të cilat pas matjes kanë rezultuar në atë sasi, kanë qenë të vendosura në një shtëpi të braktisur. Gjatë patrullimit rutinë, njësitë e Policisë së rendit kanë pranuar informacion se në atë vend mund të ketë diçka ilegale, kanë hyrë dhe kanë gjetur këtë sasi të madhe të mjetit shpërthyes”, tha Elshani.
Ai shtoi se pas hetimit të parë, hetuesit kompetentë do ta ndërmarrin rastin.
Nuk ka pasur arrestime lidhur me këtë rast. bsh/
Foto: Policia e Kosovës